Botë

Turqit për herë të parë votuan për president

10.08.2014 18:11

Turqit sot kishin mundesine historike qe per here te pare te votojne per presidentin e vendit...

Turqit sot kishin mundesine historike qe per here te pare te votojne per presidentin e vendit, pasi deri tani ai zgjidhej nga ana e kuvendit.
 
Në garë per te parin e turqisë ishin Kryeministri aktual, Rexhep Taip Erdogan, nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, Ekmeledin Ihsanogllu, kandidat i përbashkët i partive kryesore të opozitës dhe Selahatin Demirtas, me kombësi kurde, që e udhëheq Partinë Demokratike Popullore të krahut të majtë.
 
Por te gjitha anketat favorit me mbi 60 % mbeshtetje e nxjerrin Kryeministrin aktual Erdogan. Edhe vet Erdogan pasi votoi sot u shpreh I bindur ne fitore.
 
"Demokracia turke do të sjell vendim të rëndësishëm për ardhërinë e vendit në të gjitha fushat.Presidenti i zgjedhur dhe qeveria patjetër duhet ta udhëheqin turqinë krah për krah", shprehet kandidati për President të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
 
Erdogan, është kryeministër i Turqisë prej vitit 2003, ndërsa nëse fiton zgjedhjet presidenciale, ai dëshiron ta ndryshoj kushtetutën në mënyrë që posti presidencial, i cili deri tash ishte në masë të madhe ceremonial, të shndërrohet në pozitë të fuqishme ekzekutive në Turqi
 
.Këtë qëndrim nuk e ndanë rivali i tij kryesorë opozitarë Ihsanogllu, i cili poashtu është me orjentim sekularë, për dallim nga Erdogan partia e të cilit është me orjentim islamik. Ashtu si politikanët edhe qytetarët me qëndrime të ndara.
 
"Kushdo që të fitoj i dëshiroj të gjitha të mirat popullit turk", shprehet nje qytetetare.
 
"Dëshiroj të fitoj Ekmeledin Ihsanogllu nuk deshiron tensione politike, nese fiton kryeministri situata do të keqsohet", shprehet nje qytetetar.
 
Te drejten e votes e kishin 53 milionë qytetarë të Turqisë, ndërsa procesi i votimit ka nisur që nga ora 7 e mëngjesit , apo 8 sipas orës lokale, për të përfunduar në ora 16 përkatësisht 17 sipas orës lokale.