Maqedoni
KSHU: Deri në orën 17 në referendum dolën 455.771 votues
30.09.2018 18:30
Në votimin e sotëm në referendum deri në orën 17 janë prononcuar 455.771 qytetarë apo 28,83.....

Në votimin e sotëm në referendum deri në orën 17 janë prononcuar 455.771 qytetarë apo 28,83 për qind nga gjithsej të regjistruar në Listën e vetme zgjedhore. Këto janë të dhënat nga 87,25 për qind e informacioneve të përpunuara nga KKZ-të, kumtoi në konferencën për shtyp kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski.
Theksoi se matematika e KSHZ-së është e saktë sepse një pjesë e mediave në opinion kanë publikuar se KSHZ-ja, siç tha, gabimisht e kanë bërë matematikën.
Derkovski theksoi se në konferencën për shtyp në orën 15.30 nuk ka bërë të ditur sa nga të dhënat e përpunuara është nxjerrë dalja mesatare në votim dhe se pastaj një pjesë e mediave dhe opinioni vetëm ka pasur publikime se është "e keqe" matematika e KSHZ-së.
"Matematika është e saktë, megjithatë nuk përmenda se në atë moment bëhet fjalë për mbi 81 për qind të dhëna të përpunuara", tha Derkovski.
Kryetari i KSHZ-së në konferencë për shtyp sërish bëri apel deri te të gjithë pjesëmarrësit në proces të vazhdojnë ashtu siç të gjithë ditën zhvillohej votimi me përjashtime të vogla.
"Kryesisht imazhi i ditës së sotme është i mirë. Konsideroj se kështu edhe duhet të vazhdojë. Gjithçka varet nga qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe për këtë apeli është për ata, por gjithçka varet edhe nga organet zgjedhore të cilët nuk duhet të lejojnë çfarëdo qoftë parregullsish në këtë proces", tha Derkoski.
Në orët e fundit deri te KSHZ-ja janë dorëzuar disa ankesa të cilat kanë të bëjnë me pamundësinë e qytetarëve që ta realizojnë të drejtën e tyre të votës. Këto ankesa si edhe të tjerat gjatë ditës ishin hedhur poshtë nga KSHZ-ja sepse bëhej fjalë për persona të cilët nuk ishin në Listën Zgjedhore për shkak të asaj se nuk posedonin ose kishin ndërruar dokumentet personale, ndërsa kishte rast edhe që nuk ishte kërkuar që të regjistrohen në Listën Zgjedhore.
Në pyetjen e gazetarëve Derkoski konfirmoi se kryetari i Komisionit Komunal Zgjedhor në Saraj është dërguar që të vëzhgojë vendvotimin në të cilin thuhet se kishte incident.
Informoi gjithashtu se për shkak të ndërprerjes në furnizim me energji elektrike në fshatin Mateç votimi ishte ndërprerë dhjetë minuta dhe se pas sanimit të problemit votimi kishte vazhduar. Duke pasur parasysh se gjatë ditës nuk kishte ndërprerje më të mëdha në votim Derkoski thotë se pas orës 19 nuk pret vazhdim të votimit në disa vendvotime.
Në lidhje me daljen në mesin e komunave me dalje më të madhe janë Saraji 54,21, Likova 41,56, Qendra 39,51 për qind, Haraçina 38,30, Çairi 36,16, Strumica 29,74, Ohri 29,40, Pehçeva 29,46, Pllasnicë 30,62, Prilep 30,47, Çashkë 31,39, Kriva Pallankë 34,05, Aerodrom 29,60, Gjevgjeli 33,64, Berovë 29,95... Në mesin e komunave me dalje më të vogël janë komunat: Bosilovë 17,60, Mogillë 16,58, Novo Sellë 13,80, etj.
KSHZ pritet që para orës 19 të dalë edhe me një informacion për daljen në referendum para përfundimit të votimit dhe mbylljes së vendvotimeve. Nga KSHZ-ja informojnë se rreth orës 20 mund të ketë pres-konferencë në të cilën do të bëhet e ditur dalja në referendumin e sotëm me informacione paraprake deri në orën 19.
