Maqedoni
Deklaratë e kryeministrit Zoran Zaev pas votimit në referendum
30.09.2018 19:31
Kryeministri dhe lider i LSDM-së Zoran Zaev ka votuar në vendvotimin me numër 1730 në SHF "Nikolla Vapcarov" në Strumicë....

Ai në votim ka qenë i shoqëruar me bashkëshorten Zorica dhe djalin Dushko.
Menjëherë pas votimit, kryeministri Zaev në deklaratë ka thënë se dita e sotme është e bukur dhe festë e re për Republikën e Maqedonisë. Ka shtuar se qytetarët dalin dhe votojnë për të ardhmen e vendit dhe me vendimin e bëjnë të njëjtën si në të kaluarën, në gjitha momentet kryesore për Republikën e Maqedonisë, duke sjellë vendime serioze dhe të rëndësishme të cilët e trasojnë rrugën e vendit për të ardhmen edhe gjeneratave të ardhshme të cilët vijnë.
"Sot është festë e vërtetë. Unë pres përmes votës masive, me jehonën e madhe edhe një herë të vërtetohet uniteti multietnik i qytetarëve tanë dhe uniteti politik i qytetarëve e cilësdo parti politike apo përcaktimi politik. Pres Kuvendi ta ndjek vendimin e shumicës së qytetarëve e cila sot do të jetë kahe e qartë se në ç' drejtim duhet të lëviz vendi. Pres pas këtyre vendimeve Maqedonia përfundimisht të arrijë qëllimet e saja strategjike- të jetë anëtare e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë- NATO dhe të jetë anëtare e Unionit më të fuqishëm ekonomik në botë BE", ka deklaruar kryeministri Zaev para gazetarëve të shumtë vendor dhe të huaj të cilët e kanë ndjekur votimin e tij në referendum në Strumicë.
Në pyetjen e gazetarëve se sa kryeministri është i bindur se do të ketë vota PËR, Zaev tha se pret shumicë, shumicë të madhe të qytetarëve që të jenë PËR.
"Unë besoj se shumicë, shumicë e madhe e qytetarëve do të jetë PËR, pasi më shumë se 80 për qind e qytetarëve tanë janë për BE dhe NATO. Unë besoj se ajo shumicë e madhe, si në çdo demokraci, do të jetë udhërrëfyes preciz për qytetarët, për ne politikanët dhe Kuvendin që të ndjekin dëshirat e qytetarëve, ndërsa në fund Kuvendi ta votojë atë dëshirë, pasi aty vërtetohet e ardhmja jonë", ka thënë kryeministri Zaev.
Në pyetjen se çka i ka rekomanduar djalit të tij Dushko, kryeministri i RM-së ka thënë se bashkë ka ardhur me djalin dhe duke votuar bashkë janë përcaktuar për të ardhmen e vendit.
"Ka ardhur edhe ai me mua të sheh se si ne prindërit sjellim vendime të guximshme dhe serioze të përcaktojmë të ardhmen e tyre, të fëmijëve tanë, të gjeneratave që vijnë pas nesh. Unë jam i lumtur që sot djali im e ndan këtë mundësi historike me mua si prind, por edhe si qytetar i këtij vendi, që tu sigurojmë atyre, fëmijëve të ardhme më të mirë", ka thënë kryeministri Zaev duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas votimit në vendlindjen e tij në Strumicë./Mia
