Maqedoni

KSHZ: Jehona në referendum deri në ora 18:30 arrin 34,09 për qind

30.09.2018 20:02

Sipas informacioneve zyrtare të KSHZ-së deri në ora 18:30 arrin 34,09 për qind. Këto janë informacione nga të dhënat.....

Sipas informacioneve zyrtare të KSHZ-së deri në ora 18:30 arrin 34,09 për qind. Këto janë informacione nga të dhënat e përpunuara nga 84,83 komisione komunale zgjedhore, kumtoi në konferencën për shtyp të KSHZ-së, Oliver Derkoski.
 
Vlerësimi final i KSHZ-së ëshë se dita e referendumit ka kaluar qetë dhe dhe mirë dhe se pas kësaj dite imazhi i Maqedonisë do të jetë i mirë.
 
"Dita kaloi mirë, atmosfera këtu dhe në gjithë shtetin ka qenë shumë e mirë me përjashtim të incidenteve të vogla që janë paraqitur në orët  e pasdites. Por pas reagimit të shpejtë dhe të komisioneve komunale zgjedhore dhe të këshillave zgjedhorë dhe organeve tjera të cilat janë të angazhuar që ta zbatojnë rendin në shtet, incidente të caktuara janë sanksionuar", tha Derkoski.
 
Nëse do të kisha bazë, potencoi ai, ne si KSHZ do të ndërmarrim procedura të caktuara ndaj kryerësve të incidenteve të  caktuara, sidomos nëse janë shkaktuar nga anëtarë, ndërsa këshilla zgjedhorë si pjesëmarrës në këtë proces", tha Derkoski.
 
Lidhur me incidentin e paraqitur në komunën e Sarajit, tha se ka disa indikacione për prishjen e procesit, se tani për tani nuk ka kundërpërgjigje nga terreni dhe se sapo të merret një pasqyrë e plotë për ngjarjen, KSHZ-ja do ta informojmë opinionin.
 
Komunat me jehonë më të madhe deri në orën 18:30 është Saraj me 65.59 për qind, Studeniçani 44,46 për qind, Plasnica 44,01 për qind,Dojrani 42,32 për qind, Karposhi 42,67 për qind, Krusheva 41,93 për qind, Haraçina 49,36 për qind. Komunat me jehonë më të vogël janë Ilindeni 16,98 për qind, Mogila 21,19 për qind dhe Novo Sella 16,22 për qind.
 
Në referendumin e sotëm është votuar në 3.478 vendvotime në 80 komuna. Nga KSHZ-ja thonë se në asnjë vendvotim pas orës 19:00 nuk ka vazhduar votimi. Në orën 19:00, kur përfundon deklarimi, votimi nuk ka vazhduar.
 
Konferenca e ardhshme për shtyp e KSHZ-së në të cilën pritet të kumtohen informacionet e para për jehonën përfundimtare deri në orën 19:00 në referendumin e sotëm do të mbahet mes orës 21:30 dhe 22:00.
 
Komisionet komunale zgjedhore janë të obliguara më së shumti në afat prej tre orëve ta grumbullojnë materialin zgjedhor dhe t'i dorëzojnë procesverbalet në KSHZ.