Maqedoni

Bajrami: Numri i denoncimeve të arritura në PPRM është simbolik

30.09.2018 21:40

Është simbolik numri i denoncimeve të cilat kanë arritur deri te komisioni i përkohshëm i formuar nga Prokuroria Publike e RM-së për parregullsitë eventuale gjatë zbatimit të referendumit....

Në përgjithësi mund të konkludoj se atmosfera ishte e qetë, nuk kishte shkelje të mëdha të rendit dhe qetësisë gjatë votimit  të sotëm. Mund të përfundojmë se votimi i sotëm në referendum është një nga ditët më të qeta të votimit në ciklet e fundit zgjedhore, pa marrë parasysh a janë parlamentare ose lokale, tha sonte në pres-konferencë prokurori publik i RM-së dhe kryetar i Komisionit, Xhelal Bajrami.
 
Ai theksoi se sot pasdite pas orës 14 deri në orën 19 në Prokurorinë e Publike Supreme në Gostivar janë prononcuar dy raste për të cilat PTHP Gostivar.
 
Siç theksoi Bajrami, në rastin e parë  është denoncuar fotografimi i votuesve nga vetura në të cilën ishin disa persona. Vetura ishte identifikuar, ndërsa dy persona ishin arrestuar. Në rastin e dytë ishte denoncuar se një votues e kishte prishur dhe e kishte grisur fletën e dhënë për votim, ndërsa pastaj i shqetësuar kishte kërkuar që t'i jepet fletë e re për votim gjë që nuk ishte lejuar nga ana e bordit zgjedhor. Për të dy rastet prokurori publik kujdestar kishte dhënë instruksione për veprim të mëtutjeshëm për verifikim të fakteve. 
 
Në rajonin e Prokurorisë Publike Supreme Shkup në periudhën e theksuar  prej orës 14 deri në orën 19 gjithashtu kishte dy denoncime për veprime kundërligjore.
 
Prokurori publik Bajrami theksoi se PTHP Shkup po vepron pas kallëzimeve penale nga ana e partisë politike të cilat kanë të bëjnë me parregullsitë eventuale gjatë votimit në komunën e Shuto Orizares. Denoncimi i dytë nga parti politike ka të bëjë me SMS porosi të dërguar përmes shumë numrave telefonikë në lidhje me realizimin e së drejtës së votës. Edhe për këtë rast, tha Bajrami, Prokuroria menjëherë dha urdhra për grumbullimin e të dhënave të nevojshme, zbardhjen e ngjarjeve.
 
Në pyetjen e gazetarëve Bajrami theksoi se këto kallëzime kanë arritur nga ana e VMRO-DPMNE-së opozitare.
 
Kanë arritur edhe denoncime edhe për një rast në rajonin e PPS Shtip, si dhe një rast në fshatin Misleshevë të Strugës./Mia