Maqedoni

MOST: Jehona në referendum arrin 36,6 për qind

30.09.2018 23:06

Jehona e votuesve në referendumin e sotëm sipas programit PVT është 36,6 për qind, me margjinë të gabimit prej +/- 1 për qind, kumtoi Asociacioni qytetar MOST në konferencën e djeshme për shtyp....

Drejtori ekzekutiv i MOST, Darko Aleksov deklaroi se nga fletëvotimet 94,2 për qind kanë qenë "Pro", ndërsa 5,8 për qind "kundër", me ç'rast rezultatet e marra janë me margjinë të gabimit prej +/- 0,3%.

Ai theksoi se gjatë ditës në linjën telefonike 080 080 080 qytetarët zakonisht janë paraqitur se nuk kanë mundur ta realizojnë të drejtën e tyre të votës për shkak se nuk kanë qenë të regjistruar në Listën zgjedhore.

Vlerësimi preliminar për referendumin e zbatuar Asociacioni qytetar MOST do ta komunikojë në konferencë për shtyp gjatë ditës së nesërme.

Asociacioni qytetar MOST e ndjek votimin e sotëm me më shumë se 1.500 vëzhgues. Në 1.160 vendvotime, të zgjedhur sipas mostrës së rastësishme dhe përfaqësuese, janë shpërndarë aq vëzhgues, me çka janë mbuluar 33 për qind nga numri i përgjithshëm i vendvotimeve në Republikën e Maqedonisë./Mia