Maqedoni
Demokracia e Re: Do të bëjmë çmos që Marrëveshja nga Prespa të mos hyjë në fuqi
30.09.2018 23:07
Demokracia e Re do të bëjë çmos që të mos hyjë në fuqi Marrëveshja e dëmshme e Prespës, kumtojnë nga partia opozitare greke lidhur me referendumin në Maqedoni....

Në kumtesë, e përsërisin qëndrimin e tyre se që nga momenti i parë ka potencuar se marrëveshja është kombëtarisht e dëmshme për Greqinë dhe pikërisht për këtë shkak në qershor e kanë parashtruar iniciativën për votim të mosbesimit të qeverisë.
Siç njoftoi korrespodentja e MIA-s nga Athina, nga partia më e madhe opozitare, komentojnë se me këtë që SYRIZA dhe Grekët e pavarur në mënyrë të ndryshme e perceptuan rezultatin nga referendumi, konfirmon se "janë indiferentë për interesin kombëtar dhe i japin prioritet mbetjes së tyre në pushtet për edhe disa muaj"./Mia
