Maqedoni

KSHZ: "Pro" votuan 91,25, kundër 5,82 nga përpunimi i 85 për qind i të dhënave

30.09.2018 23:32

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sonte në konferencë shtypi njoftoi se në pyetjen e referendumit, 500,323 ose 91,25 për qind votuan "pro", ndërsa 31.886 qytetarë ose 5,82 për qind votuan kundër.

Dalja, sipas deri tani 85.71 për qind e vendvotimeve të procesuara, është 36.11 për qind.
 
Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski informoi se numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të vlefshme është 532.218, 16.073 kanë qenë të pavlefshëm dhe 969.993 të papërdorura.
 
"Një përqindje e lartë e rezultateve të marra është përpunuar. Mendoj se në afat shumë të shkurtër do të marrim rezultatet e tjera dhe opinioni do të jetë në gjendje të marrë rezultatet e plota jo zyrtare në një kohë të shkurtër, sepse ato do të jenë zyrtare kur të kalojmë të gjitha procesverbalet dhe kur afatet për ankimimet të mbarojnë. KSHZ-ja do të njoftojë rezultatet zyrtare në afatet e përcaktuara me ligj nesër", tha Derkovski.
 
I pyetur për të vlerësuar nëse referendumi ishte i suksesshëm apo jo, Derkovski tha se sipas ligjit të jetë i suksesshëm, referendumi duhet të ketë një pjesëmarrje prej 50 për qind plus një votë dhe se shumica duhet të deklarohet "pro".
 
"Sipas rezultateve jozyrtare, më shumë se 85 për qind e vletëvotimeve të numëruara, është e qartë se një nga kushtet nuk është plotësuar dhe në referendum nuk është marrë vendim", sqaroi  Derkovski./Mia