Zaev: kemi shumicë të madhe “për” nga ata që votuan
Kryeministri, Zoran Zaev, e ka quajtur referendumin e 30 shtatorit si të suksesshëm edhe pse pjesëmarrja nuk ka qenë e kënaqshme...

Kryeministri deklaroi se ai respekton vullnetin e qytetarëve dhe se çështja do t’i kalojë Kuvendit dhe nëse me deputetët e VMRO-DPMNE-së nuk arrihet në një konsensus, atëherë vendin e presin zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Vota e qytetarëve, e atyre që votuan, duhet të shndërrohet në vullnet politik në dhomën ligjdhënëse. Kemi shumicë të madhe PËR nga ata që votuan, atëherë është e qartë e ardhmja. Vota e deputetëve duhet të jetë votë për NATO dhe BE, për jetë më të mirë për fëmijët tanë dhe Maqedonisë. Pres që deputetët e VMRO-DPMNE-së të respektojnë vullnetin e qytetarëve. Në të kundërtën nëse nuk ndodh, atëherë duhet të ketë zgjedhje parlamentare menjëherë”.- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
