Mickoski: referendumi dështoi
Qytetarët e Maqedonisë, të cilët janë pronarë të kësaj toke, treguan ndërgjegje të madhe kombëtare...

Kështu u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, pas përfundimit të votimit për referendumin.
Është fakt se Marrëveshja me Greqinë nuk mori dritën jeshile dhe se populli e ndaloi marrëveshjen e turpshme, duke mos lejuar ndryshimin e emrit dhe identitetit, ka thënë Mickovki.
“Maqedonia tregoi se Marrëveshja nuk kalon. Kemi një referendum i cili është thellësisht i pasuksesshëm. Politika e Qeverisë dhe e Zaevit pësoi një debakël, ndërsa Maqedonia fitoi. Numri i qytetarëve që nuk e mbështetën Marrëveshjen e turpshme ose votuan “kundër”, është shumë më i lartë se sa numri i atyre që votuan “për”. Qytetarët dërguan porosi të qartë se Zaev nuk ka legjitimitet të shtyjë këtë marrëveshje. Shtyrja e dhunshme e kësaj marrëveshje kapitulluese e çon shtetin në udhëkryq”,- tha kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.
