KSHZ: Në votime kanë dalë 661.393 votues,“pro” 91.48%

01.10.2018 10:59

Sipas rezultateve më të reja të publikuara në Ueb Faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve....

Sipas rezultateve më të reja të publikuara në Ueb Faqen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, në  referendumin e së dielës në Maqedoni në votime kanë dalë gjithsej 36.87 për qind e trupit të përgjitshëm votues ose 661.393 votues  nga 1.8 milionë  qytetarë me të drejtë vote.

Nga ata që kanë dalë në votime, 91,48%  kanë votuar “Për” kurse 5,64% kanë votuar kundër.  Deri  tani ne Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve  janë përpunuar  98. 61 % e  votave, nga referendumi i djeshem.

Nga KSHZ- në konferencën e mbrëmshme për  mediat, u tha se procesi i votimit kryesisht është zhvilluar pa pengesa të theksuara dhe me disa parregullsi të vogla të cilat nuk kanë ndikuar në mabrëvajtjen e procesit .

Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski paralajmëroi se KSHZ-ja në afatet e parapara ligjore gjatë ditës së sotme do t’i publikojë edhe rezultatet e para zyrtare.