Ahmeti: Qytetarët ia deleguan vendimmarrjen kuvendit

01.10.2018 11:08

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se qytetarët në referendum ia deleguan vendimmarrjen...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë se qytetarët në referendum ia deleguan vendimmarrjen deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë.

Nëse nuk arrihet një konsensus me deputetët e VMRO DPMNE-së në Kuvend, atëherë nuk ngelet gjë tjetër veçse të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare edhe pse zgjedhjet aktualisht nuk janë në agjendë për shkak se ka çështje të tjera më të rëndësishme në agjendën euro-atlantike të vendit.

“Vendimmarrja i takon institucioneve të vendit, qytetarët ia deleguan vendimmarrjen Kuvendit.Ne jemi të zgjedhur që të marrin vendime të rëndësishme dhe jo të kalkulojmë për zgjedhjet e ardhshme.Me vendimet tona në Kuvend ne përcaktojmë të ardhmen e vendit tonë dhe Evropës Juglindore” – u shpreh Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.