BESA: Pragu i censusit duhet ndryshuar
01.10.2018 11:29
Lëvizja BESA ka falënderuar të gjithë ata qytetarë që iu përgjigjën thirrjes për referendum....

Lëvizja BESA ka falënderuar të gjithë ata qytetarë që iu përgjigjën thirrjes për referendum, duke dëshmuar përgjegjësi të lartë qytetare dhe pjekuri politike për çastin në të cilin ndodhet vendi, ka vlersuar zëdhënësi i Lëvizjes BESA Orhan Murtezani.
“Edhe një herë u konfirmua ajo që ne edhe si parti politike, por edhe si shqiptarë, e kemi thënë shumë herë se mungesa e një regjistrimi të drejtë të popullsisë do të krijojë pasoja edhe në listën zgjedhore.Mospastrimi i listës zgjedhore, e ka ngritur aq lart pragun e mesatares, sa gati askush nuk besonte se mund të arrihej censusi i daljes së votuesve” – tha Orhan Murtezani nga Lëvizja Besa.
