MPJ, Greqia vazhdon të mbështesë marrëveshjen e Prespës

01.10.2018 11:42

Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit në referendumin e së dielës....

Menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit në referendumin e së dielës,  per Marrëveshjen,  Ministria e Jashtme greke publikoi se  Greqia mbetet e përkushtuar në Marrëveshjen e Prespës.

Rezultatet e referendumit janë kontradiktore, sepse një pjesë e madhe e shoqërisë e mbështet marrëveshjen, një pjesë tjetër e shikon me skepticizëm, shkruan Ministria e Jahtme greke.  Greqia, siç theksohet, e respekton zgjedhjen e qytetarëve të vendit fqinj.

Nga MPJ shtojnë se sipas tyre, klima e nacionalizimit dhe dyshimi, lajmet e përditshme të rreme dhe fantazimi, nuk kanë lejuar të bëhet vlerësim i kthjelltë i përfitimeve të mëdha nga marrëveshja dhe e pengojnë mirëkuptimin e ndërsjellë mes popujve.

“Për hapat e ardhshëm duhet seriozitet nga të gjitha palët, ë mënyrë të pavarur, që të sigurohet dinamikë pozitive e Marrëveshjes së Prespës”, thuhet mexs tjerash ne komunikatën me shkrim të MPJ-së.