Gjykata Penale, seancë gjyqësore për “Titaniku 2”

01.10.2018 11:57

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për lëndën e PSP-së “Titaniku 2”....

Në Gjykatën Penale vazhdon gjykimi për lëndën e PSP-së “Titaniku 2” që i dedikohet parregullsive zgjedhore në zgjedhjet lokale në vitin 2013.

Seanca e kaluar u anulua për shkak të mospjesëmarrjes së dy dëshmitarëve, si dhe për shkak të asaj që procesverbali nga seanca paraprake nuk ishte i përkthyer në gjuhën shqipe.

Në “Titaniku 2” janë të akuzuar lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, si dhe ish anëtarët e KSHZ-së Bedredin Ibraimi, Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Sërcev.