DASH: Qytetarët pro NATO-s dhe BE-së, Hahn: Vota “Pro” e rëndësishme për marrëveshjen
SHBA-të e kanë përshëndetur referendumin në Maqedoni....

SHBA-të e kanë përshëndetur referendumin në Maqedoni, në të cilën qytetarët shprehën mbështetjen për anëtarësim në NATO dhe BE me mbështetjen e marrëveshjes së Prespës në mes Maqedonisë dhe Greqisë.
“SHBA-të fuqishëm e mbështesin zbatimin e plotë të marrëveshjes së Prespës, e cila i mundëson Maqedonisë garantimin e vendit në NATO dhe BE, çka do të sjell stabilitet rajonal, siguri dhe prosperitet”, thuhet në deklaratën e State Department amerikan.
Nga Brukseli Komisari për zgjerim Johanes Hahn i pari është deklaruar pas përfundimit të referendumit. Ai ka thënë se votat “PËR” në referendum janë të rëndësishme dhe se ato i japin përkrahje Marrëveshjes së Prespës.
“Uroj atyre që kanë votuar sot në referendumin konsultativ dhe shfrytëzuan mundësit e tyre demokratike. Me një “PO” të rëndësishme” ka përkrahje të gjërë për Marrëveshjen e Prespës dhe të ardhmen euro-atlantike të vendit”, ka shkruar Han në rrjetin socail “Twitter”.
Han liderët politik të respektojnë këtë vendim dhe ta zbatojnë me përgjegjësi të madhe dhe unitet vendimin në interes të vendit.
