Ditët në vijim mot i ndryshueshëm, të mërkurën dhe të premten priten rreshje shiu

01.10.2018 13:47

Ditët e ardhshme do të mbretërojë mot i ndryshueshëm me temperatura rreth mesatares....

Ditët e ardhshme do të mbretërojë mot i ndryshueshëm me temperatura rreth mesatares për këtë periudhë të vitit.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 4 deri në 14 gradë, ndërsa gjatë ditës do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius.

Sinoptikët paralajmërojnë reshje shiu të mërkurën dhe të premten, veçmas në pjesët jugore të vendit.