MPJ e Bullgarisë: gjeni vullnet, tejkaloni problemet e rënda
Ministria e Jashtme e Bullgarisë, në deklarimin e saj rreth referendumit për emrin, potencon faktin se mbi 90% e atyre që votuan në referendumin konsultativ...

Ministria e Jashtme e Bullgarisë, në deklarimin e saj rreth referendumit për emrin, potencon faktin se mbi 90% e atyre që votuan në referendumin konsultativ, në mënyrë eksplicite e shprehën dëshirën e tyre të jenë pjesë e Evropës dhe shoqërisë evropiane.
Zëri i tyre është qartë i dukshëm dhe për këtë nuk mund të injorohet. MPJ bullgare potencon se është koha që e gjithë elita politike e Maqedonisë, të tregojë vullnet dhe të gjejë mënyrë për t’i tejkaluar problemet e rënda.
Premtimi është i madh, e ardhmja e vendit, e ardhmja e të gjithë qytetarëve. Shumica e qytetarëve janë “për” anëtarësim në NATO dhe BE.
“Humbja e kohës nuk është në dobi të asnjë vendit në rajon. Republika e Bullgarisë do të vazhdojë me mbështetjen për vëllezërit dhe motrat tanë nga Republika e Maqedonisë dhe integrimin e vendit në BE dhe NATO”,- thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Bullgarisë.
