Futboll

Zidane Drejt Junajtedit? Francezi Telefonon Murinjon

01.10.2018 14:53

Zinedine Zidane është kandidati numër një për të pasuar Hoze Murinjon, në rast se strategu portugez do të largohet nga drejtimi i Mançester Junajtedit...

Sipas mediave angleze, ish-tekniku i Realit të Madridit, ka telefonuar “Special One” për ta siguruar se nuk po bën asnjë komplot kundër tij, në mënyrë që francezi të bëhet trajneri i ri i “Djajve të Kuq”.

Emri i Zidane është lidhur shumë me stolin e Junajtedit në këtë periudhë, me Murinjon i cili është nën presion të madh, pas rezultateve të dobëta, por dhe problemeve me disa nga yjet e ekipit, si Poll Pogba, Markus Rashford apo dhe së fundmi Aleksis Sançez, i cili nuk u la as në stol në humbjen kundër Uest Hamit.

Por, Zidane e ka siguruar portugezin se aktualisht nuk ka asnjë bisedim, dhe e vetmja gjë që ka ndodhur, është se përfaqësuesit e 46-vjeçarit e kanë pyetur nëse do ti pëlqente kjo punë në të ardhmen, në rast se do të ishte e mundur./infosport.mk