Ekonomi
Periudha pas referendumit, OEM: Turbulencat politike dëmtojnë bizneset
01.10.2018 14:57
Turbulencat e mundshme politike pas procesit të referendumit, mundet që të shkaktojnë probleme mbi rritjen ekonomike.....

Turbulencat e mundshme politike pas procesit të referendumit, mundet që të shkaktojnë probleme mbi rritjen ekonomike, prodhimin dhe investimet, vlerësojnë nga Oda Ekonomike e Maqedonisë. Për t’u arritur rritja e planifikuar ekonomike prej 3.2% pa pasoja negative mbi sektorin e punës, atëherë procesi pas referendumit duhet të mbarojë sa më shpejt dhe më thjeshtë që është e mundur, thanë nga OEM.
“Nëse duam pozitivisht të mbarojmë vitin, na është i duhur stabilitet në funksionim e institucioneve. Ne presim që ky proces të përfundojë në mënyrë më të thjeshtë, duke mos u shkaktuar pasoja negative në rritjen ekonomike”,- deklaroi Biljana Peeva Gjuriq nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Zgjedhjet eventuale të parakohshme parlamentare, sipas Odës, nuk do të ishin zgjedhja më e duhur. Komuniteti i biznesit ka nevojë për siguri dhe stabilitet, thanë ata.
“Në të kaluarën ishte evidente dhe atë e tregojnë të gjitha treguesit statistikorë, se në kushte kur kemi zgjedhje dhe kriza të theksuara, ekonomia nuk është imune dhe çon në një rënie ose stagnim”,- tha Biljana Peeva Gjuriq nga Oda Ekonomike e Maqedonisë.
Nga OEM përkujtuan që Maqedonia vitin e kaluar e mbaroi vitin me rritje prej 0.1% dhe një gjë e tillë nuk guxon të ndodhë në të ardhmen.
ERSAN PAJAZITI
