Maqedoni
Referendumi në mediat botërore, jehonë e ulët, mbështetje e lartë e integrimit
01.10.2018 15:57
Mediat botërore në raportet e tyre për referendumin e djeshëm në Maqedoni, i theksuan mbështetje të lartë për anëtarësim në NATO dhe BE dhe Marrëveshjen me Greqinë, por edhe jehonën e ulët të qytetarëve.

Mediat botërore në raportet e tyre për referendumin e djeshëm në Maqedoni, i theksuan mbështetje të lartë për anëtarësim në NATO dhe BE dhe Marrëveshjen me Greqinë, por edhe jehonën e ulët të qytetarëve.
“Uashington post” shkruan se Maqedonia dje u kthye drejt krizës. “Fushata ishte e ndjekur me vëmendje nga ana e udhëheqësve të Kremlinit dhe vendet perëndimore, të cilat e shikonin votimin si sinjal për drejtimin gjeopolitik të Ballkanit në kohën kur vendet e Rusisë dhe NATO-s ashpër garonin për ndikim në Evropë”.
“Tajm” publikoi se “Kundërshtarët e ndryshimit të emrit bënë thirrje për bojkotim të votimit dhe kremtuan nëpër rrugë jashtë Parlamentit, kur shifrat u publikuan, duke brohoritur slogane dhe duke valëvitur flamuj. Megjithatë, Zaev e shpalli votimin si sukses”.
“Edhe krahas asaj që autoritetet e vendosën pragun e jehonës në 50 për qind, referendumi është konsultativ, që do të thotë se kryeministri, Zoran Zaev, mund ta aktivizojë procesin e amendamenteve kushtetuese për riemërim të Maqedonisë, pa e marrë parasysh rezultatin”,- njoftoi Si-En-En.
“Rezultatet nga referendumi në Maqedoni të dielën për ndryshimin e emrit të vendit ishin jobindëse, duke i çuar të dyja palët që të kërkojnë fitore. Por, vetëm 36,5 për qind e votuesve me të drejtë vote dolën në votim. Me jehonë kaq të ulët, marrja e mbështetjes së nevojshme nga Parlamenti i Maqedonisë do të mund të jetë e vështirë”,- vlerësoi “Nju Jork tajms”.
“Rezultati është goditje për ShBA-në dhe BE-në, të cilët donin mbështetje më të fuqishme publike atje. Perëndimi e shikon hyrjen e Maqedonisë në BE dhe NATO si hap vital për stabilizim të rajonit në të cilin Perëndimi dhe Rusia gjithnjë e më shumë luftojnë për ndikim”,- shkruan “Uollstrit xhurnal”.
Padyshim që referendumi zuri vend kryesor në mediat greke. “Fitore e PRO në IRJM, por pa jehonën e nevojshme”, “Mbi 91 për qind votuan PRO – jehonë prej 36,6 për qind”; “PRO 91,3 për qind në referendum, por me jehonë të vogël”; “Zaev i vendosur: Vota PRO marrëveshjes duhet të respektohet”; “Referendumi në IRJM: PRO me 91 për qind, por pa jehonë”; “Bravo nga Ciprasi për Zaevin për vendimin, të vazhdojë me zbatimin e marrëveshjes”; “Zaev: për “Prespën” do të shkojë në Kuvend, nëse nuk arrij sukses do të shpall zgjedhje”,- janë një pjesë e titujve të mediave greke. Mediat greke transmetojnë edhe lajmin se nëse arrihet shumicë në Kuvend për ndryshimet kushtetuese, atëherë do të shpallen zgjedhje të parakohshme.
Edhe mediat në Shqipëri dhe Kosovë patën një interesim të shtuar për referendumin në vend me ekipe televizive, lajmërime direkte dhe studio të hapura drejtpërdrejt nga Shkupi në pothuajse në të gjitha mediat, duke filluar nga televizionet publike të të dyja vendeve e deri tek pothuajse të gjitha televizionet në nivel kombëtar.
GYLTENE SINANI
