UT nis vitin akademi, Ahmeti: Ofrojmë cilësi dhe programe atraktive
13 Fakultetet e Universitetit të Tetovës hapën dyert për studentët për vitin akademik 2018/19.....

13 Fakultetet e Universitetit të Tetovës hapën dyert për studentët për vitin akademik 2018/19. Rektori, Vullnet Ameti, tha se kushtet që ofron UT-ja dhe programet studimore që ka, janë kushti që shumë studentë kanë aplikuar këtë vit në Universitetin e Tetovës.
“Sot i hapim dyert e auditorëve të 13 fakulteteve tona për studentët e rinj. Oferta arsimore shkencore e Universiteti të Tetovës, kushte bashkëkohore e të studimit, prestigji ndërkombëtar, partneriteti i përhershëm me universitetet e ShBA-së dhe BE-së, pjesëmarrja aktive në programet ndërkombëtare të arsimit të lartë, bursa për ekselentët e dhjetëra e dhjetëra lehtësime tjera i nxitën dhe motivuan mijëra të rijnë që përmes sistemit online të aplikojnë dhe regjistrohen në programe studimore që ne ofrojmë për vitin akademik 2018-19”,- tha rektori i UT-së, Vullnet Ameti.
Studentët thonë se pikërisht cilësia që ofron UT, ishte vendimtare për të vendosur që studimet t’i ndjekin në këtë universitet shtetëror.
“Universiteti i Tetovës më ofronte atë që unë doja të vazhdoj në fakultet, ishte lënda e drejtimit të psikologjisë. Kjo ndodhi pasi unë mendova se në Tetovë nevojitet diçka e tillë dhe mendoj se ka një perspektivë për të vazhduar më tutje”,- tha një student.
“E zgjodha drejtimin e ndërtimtarisë, sepse mendoje se ky drejtim nuk ka shumë konkurrencë dhe Universiteti i Tetovës më dha këtë mundësi”,- u shpreh një student.
Këtë vit Universiteti i Tetovës nuk ka regjistruar studentë të rinj në fakultetet e disperzuara dhe një numër i madh i programeve që ka ofruar UT këtë vit kanë qenë me provim pranues. (Visar Sadiki, TVM2)
