Botë

Indonezi, rritet në 832 bilanci i viktimave nga tërmeti

01.10.2018 16:32

Është rritur në 832 numri i viktimave të konfirmuara nga tërmeti në Indonezi....

Por ky ende nuk është  bilanci përfundimtar dhe pritet të rritet ndjeshëm kur  ekipet e shpëtimit të mbërrijnë në zonat thellë, ku nuk kanë hyrë ende. Autoritetet po I varrosin viktimat në varre masive nga frika e përhapjes së sëmundjeve.
 
Me dhjetëra vetë mendohet të jenë ende të gjallë nën gërmadha. Në Palu, punonjësit e ndërhyrjes se shpejte po presin makineritë e rënda për të kërkuar në rrënojat e një hoteli dhe një qendre tregtare ku ende ka shpresa për të gjetur të mbijetuar. Lëkundjet e tokës që nuk kanë reshtur në zonë, e kanë vështirësuar tepërmi punën e tyre duke shtuar edhe rrezikun.