Maqedoni
Referendumi, Moska: Shkupi të respektojë ligjet
01.10.2018 17:16
Rusia po ndjek me vëmendje situatën në Maqedoni pas referendumit të mbajtur dje për ndryshimin e emrit...

Rusia po ndjek me vëmendje situatën në Maqedoni pas referendumit të mbajtur dje për ndryshimin e emrit dhe anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe në BE.
“Moska zyrtare vlerëson që në mënyrë të pakushtëzuar të gjitha proceset duhet të mbeten në kuadër të qeverisjes të së drejtës dhe respektimin e ligjeve”,- tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitri Peskov, në deklaratën për mediat ruse.
