Seancë e Komisionit parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve

02.10.2018 10:25

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancë Komisioni...

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot do të mbajë seancë Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve.

Në rend dite përcakton propozim-vendimet për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit Shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë dhe Komisioni shtetëror për ankesa sipas furnizimeve publike.

Komisioni do të debatojë edhe për përcaktimin e propozim-vendimit për zgjedhjen e zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale, për përcaktimin e propozim-vendimit për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për mbrojtje të së drejtës për qasje të lirë në informacione me karakter publik dhe për emërimin e anëtarit të Bordit drejtues të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor.