Ndërpritet qarkullimi hekurudhor Veles- Gjevgjeli
02.10.2018 10:30
Qarkullimi hekurudhor Veles - Gjevgjeli prej sot do të ndërpritet....

Qarkullimi hekurudhor Veles - Gjevgjeli prej sot do të ndërpritet për shkak deformimeve të paraqitura në urën e betonit që gjendet mes stacionit Gradsko dhe udhëkryqit Kukuriçani.
Siç kumtojnë nga HM Transport, ndërprerja do të zgjatë deri në përfundimin e sanimit të defektit.
Ndërkohë, trenat të cilët kanë qarkulluar në relacionin Shkup - Gjevgjeli dhe Gjevgjeli-Shkup, do të qarkullojnë vetëm deri në Veles dhe anasjelltas.
