Nimic, sillni vendime të mëdha për të ardhmen
02.10.2018 10:53
Ndërmjetësi i KB-së në bisedimet midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, Methju Nimic.....

Ndërmjetësi i KB-së në bisedimet midis Greqisë dhe Maqedonisë për emrin, Methju Nimic kërkon nga udhëheqësia dhe politikanët në Maqedoni , që të sjellin vendime të mëdha për të ardhmen e vendit të tyre.
Marrëveshja e Prespës, sipas Nimicit, është zgjidhja më e mirë e mundshme dhe e hap rrugën për të ardhmen stabile të të gjithë Ballkanit.
Duke e komentuar jehonën e pamjaftueshme të votuesve në referendumin e së dielës në Maqedoni, në një deklaratë për TV Antenën greke në Nju-Jork, Nimic thotë se fokusi duhet të vihet tek ata të cilët dolën dhe votuan “për”, pasi ata të cilët janë kundër edhe nuk votuan nuk ofrojnë një alternativë tjetër.
