Ambasada ruse: Qytetarët bojkotuan zgjidhjen e imponuar
Ambasada e Rusisë në Shkup përmes një postimi në Tuitter ka komentuar rezultatin e referendumit....

Ambasada e Rusisë në Shkup përmes një postimi në Tuitter ka komentuar rezultatin e referendumit të së dielës në Maqedoni, i cili nuk e arriti censusin prej 50 për qind të votave.
Nga Ambasada ruse thonë se rezultati i referendumit në Maqedoni dëshmon se votuesit vendosën ta bojkotojnë siç e quajnë, zgjidhjen e imponuar.
“Rezultati i referendumit në Maqedoni dëshmon se votuesit vendosën të bojkotojnë zgjidhjet e imponuara. Dy të tretat e qytetarëve të Maqedonisë nuk e mbështetën marrëveshjen e Prespës. Ajo është në kundërshtim me Kushtetutën e Maqedonisë dhe të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në postimin e Ambasadës së Rusisë në Shkup.
Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme reagim të ngjashëm ka pasur edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë, prej ku thanë se NATO dhe BE përshpejtojnë që ta anëtarësojnë Maqedoninë, edhe përkundër vullnetit të popullit.
