Maqedoni

Mickovski: Amnisti për të gjithë pjesëmarrësit e 27 prillit

24.10.2018 12:28

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kërkoi miratimin e Ligjit për amnisti për të gjithë....

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, kërkoi miratimin e Ligjit për amnisti për të gjithë pjesëmarrësit në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvendin e Maqedonisë. Sipas tij, kështu do të ketë drejtësi joselektive dhe liri për të gjithë.
 
Në lidhje me situatën e re në partinë që e udhëheq, ai tha se e premtja e kaluar ka qenë “e premte e zeze”, ndërkaq deputetët të cilët kanë votuar në kundërshtim me qëndrimin e partisë, ashtu siç tha ai, e kanë tradhtuar partinë dhe shtetit dhe e kanë bërë për interesa personal.
 
“Në tërë këtë periudhë jam mbajtur në dy çështje – te e vërteta dhe te populli. Sado që të shpërndahen dezinformata, sado që të bëjnë se jam jashtë realitetit, e vërteta është se ka pasur trysni ndaj deputetëve dhe ato ishin nga pushteti. Një pjesë e të paguarve kanë hyrë me angazhime personale me pushtetit, duke u premtuar liri, por duke e dëshpëruar popullin. Një pjesë e tyre edhe vetë e kanë pranuar”, tha Mickoski në fjalimin 40 minutësh përpara anëtarëve dhe simpatizuesve të partisë.
 
“Mos e habitni opinionin me komisione dhe forume, të cilët duhet që të miratojnë drejtësi që plotësisht të ngatërrohen punët. Pushteti dëshiron që nëpërmjet atij procesi të miratojë drejtësi selektive, e cila në bazë është e padrejtë”, tha Mickoski.