Botë
ShBA: Akuzat e Moskës, irracionale dhe të rreme
24.10.2018 13:14
Irracionale dhe të rreme janë akuzat e Moskës se persona zyrtar nga Ambasada e ShBA-ve...

Irracionale dhe të rreme janë akuzat e Moskës se persona zyrtar nga Ambasada e ShBA-ve kanë marrë pjesë në procesin e votimit në Kuvendin e Maqedonisë, thuhet në kumtesën e Uashingtonit pas akuzave të Moskës.
Departamenti Shtetëror e përshëndet vendimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të iniciojë ndryshimet kushtetuese për zbatimin e marrëveshjes së Prespës me Greqinë dhe shton se marrëveshja e Prespës është mundësi historike për promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në rajon.
“Këto akuza janë absurde. Secili sugjestion se përfaqësues të Ambasadës së ShBA-ve kanë marrë pjesë në procesin e votimit në Kuvend është i pa saktë. ShBA-të e përshëndesin vendimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të iniciojë ndryshimet kushtetuese të nevojshme për zbatimin e marrëveshjes së Prespës me Greqinë. ShBA-të besojnë se marrëveshja e Prespës është mundësi historike për promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe prosperitetit në rajon”, thuhet në reagimin amerikan.
