Maqedoni
VMRO-DPMNE: Zaev dhe Sheqerisnka, problem i shtetit
24.10.2018 13:47
VMRO-DPMNE ka deklaruar se Zoran Zaevi dhe Radmilla Sheqerinska nuk mund të jenë zgjidhje për problemet e Maqedonisë, pasi sipas tyre, ata janë problemi i shtetit....

Nga kjo parti thonë se “asgjë nuk kanë plotësuar nga ajo që e kanë premtuar dhe synimi i tyre është ndryshimi i emrit të shtetit”. “Në vend të jetës që premtuan, sollën vetëm tym. Nuk ka asgjë nga 500 euro rrogë, nga kthimi i TVSH-së, investime, rrugë të reja, ndihmë për bujqit, paga për mjekët deri 100 mijë denarë. Për këtë arsye kemi kriminel në çdo hap”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Sipas VMRO-së Maqedonisë po i ndodh “e premtja e zezë”, ndërsa deputetët e tyre që votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese i quan tradhtarë të atdheut.
