Maqedoni
70 ekspozues në panairin në Shkup, fokusi tek “energjia e gjelbër”
24.10.2018 16:37
70 ekspozues nga Maqedonia, Serbia, Greqia, Kroacia e Bullgaria deri më 28 tetor në Shkup do të jenë pjesëmarrës në edicionin e 44 të “Tehnoma 2018”...

70 ekspozues nga Maqedonia, Serbia, Greqia, Kroacia e Bullgaria deri më 28 tetor në Shkup do të jenë pjesëmarrës në edicionin e 44 të “Tehnoma 2018”, në edicionin e 15 të Panairit ndërkombëtar të ndërtimit, materialeve të ndërtimit dhe Panairi i 8 pasurive të patundshme dhe investimet - Realexpo. Në këtë panair janë të fokusuar tek energjetika, kursimi i energjisë si dhe përdorimi i materialeve për energji efikase për mbrojtjen e mjedisit dhe riciklimin.
“Si qeveri ne mbështesim klimën e biznesit, mbështesim inovacionin, investimet për futjen e teknologjive të reja. Panairi është një mundësi e mirë për kompanitë që të prezantohen para një publiku më të gjerë”,- u shpreh ministri pa dikaster, Zoran Shapuriq.
“Programi në panair është Programi për mbështetjen e ekonomisë së gjelbër të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim përmes së cilës sigurohen fonde për investime në teknologjinë efikase për energji”,- drejtoresha e projektit të panairit, Valentine Dimitrova.
Panairi është hapur në Qendrën Sportive "Boris Trajkovski”, nga 10 deri në orën 19. Bileta e hyrjes është 80 denarë, ndërsa në mënyrë të organizuar në grupe kushton 40 denarë.
REJHANE BUSHI METAJ
