Maqedoni
Sundimi i së drejtës, 7 mijë të anketuar do të vlerësojnë gjyqësorin
24.10.2018 17:55
Rreth 7 mijë të anketuar do të vlerësojnë gjyqësorin në më shumë fusha, siç është efikasiteti.....

Rreth 7 mijë të anketuar do të vlerësojnë gjyqësorin në më shumë fusha, siç është efikasiteti, pavarësia dhe paanshmëria, transparenca dhe llogaridhënia, zhvillimi profesional dhe cilësia e drejtësisë juridike. Këtë proces po e realizon Qendra për hulumtime dhe analiza juridike në bashkëpunim me Shoqatën e Gjykatësve dhe Ministrinë e Drejtësisë. Ky vlerësim duhet të jetë bazë për matjen dhe idetë e mëtutjeshme për miratimin e strategjive të reja dhe do të kontribuojnë në anëtarësimin e Maqedonisë në BE.
“Në vendet e BE-së ekziston hulumtim nacional në nivel vjetor, ku shihen perceptimet për të gjithë aktorët. Ideja është që këto perceptime t’i krahasojmë me të dhënat që ka Këshilli Gjyqësor i RM-së dhe me burimet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me Maqedoninë. Në këtë mënyrë do të mund të locojmë problemet që paraqiten në fusha të caktuara dhe më tej të përgatisim dokumente për politikat publike dhe t’i zgjidhim të njëjtat”,- deklaroi Nikolla Jovanovski nga Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike.
“Më shumë herë kemi shprehur pakënaqësinë nga disa procedura, por edhe kemi dhënë përkrahje atje ku pritjet ishin pozitive. Pres që rezultatet të tregojnë se ku janë dobësitë me qëllim që të fillohet të përmirësohen në ligje dhe gjatë funksionit”,- u shpreh kryetari i Shoqatës së Gjykatësve, Xhemali Saiti.
Deri më 14 nëntor do të dorëzohet pyetësori deri tek të gjithë aktorët në jurisprudencë duke filluar nga gjykatësit, administrata gjyqësore, avokatët, notarët, përmbaruesit, ndërmjetësuesit, avokatët shtetërorë, palët në kontest, shoqëria akademike, sektori joqeveritar, gazetarët etj. Informatat e para nga ky hulumtim priten fundin e janarit dhe fillimin e shkurt të vitit të ardhshëm.
FLORIJE BELULI KAMBERI
