Maqedoni
Propozim ligji për komunat, Qeveria: Do t’i përkrahim të shlyejnë borxhet
24.10.2018 18:23
Qeveria do të ndihmojë komunat në shlyerjen e borxheve....

Me miratimin e propozim ligjit për përkrahjen financiare, komunave do t’u shlyhen 51% nga gjithsej shuma e borxheve të deklaruara, për këtë qëllim me rebalanc të buxhetit janë siguruar 3 miliard denarë.
Me ndryshimet e reja do të krijohet edhe mekanizma mbrojtëse që komunat të mos zhyten sërish në borxhe të reja në të ardhmen.
“Qeveria do t’i ndihmojë komunat të mbulojnë 51% nga gjithsej shuma e borxheve të deklaruara deri në shtator të këtij viti, ndërsa pikërisht për këtë qëllim me rebalanc të buxhetit janë siguruar 3 miliard denarë. Me ketë do të ketë edhe mekanizëm për kontroll që këso rastesh të mos na ndodhin në të ardhmen. Pra, jo vetëm që do t’i ndihmojmë ata të shkarkohen nga borxhet që kanë, por edhe do të ndalim që në të ardhmen komunat tona të mos i përsërisin gabimet e njëjta”,- tha zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.
Me propozim ligjin e ri për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale bëhet ndryshimi me të cilin kufizohet planifikimi i të ardhurave në buxhetin themelor të komunave. Gjithashtu komunat të ardhurat e tyre do të mund t’i planifikojnë më së shumti deri më 10% nga të ardhurat mesatare në 3 vitet e fundit.
ZEKIRIJA MEXHITI
