Maqedoni

VMRO-DPMNE: Amnisti për të gjithë të involvuarit më 27 prill

24.10.2018 18:14

VMRO-DPMNE akuzon qeverinë për drejtësi selektive, sepse falja, sipas tyre, nuk duhet të vlejë vetëm për ata që votuan për ndryshimet kushtetuese...

Nga VMRO thonë se do të propozojnë propozim ligjin për amnisti për të gjithë personat e involvuar në ngjarjet e 27 prillit në Kuvend. 
 
“VMRO-DPMNE para disa muajve ka informuar se do të dorëzojë ligj për amnisti për të gjithë personat e involvuar në rastin e 27 prillit. Kurse Qeveria, me paralajmërimet e tyre për formim të disa komisioneve, nuk është duke bërë asgjë tjetër vetëm përpjekje për ta hutuar opinionin, dhe përpjekje për drejtësi selektive, e cila është padrejtësi. VMRO-DPMNE nuk do të marrë pjesë në punën e këtyre komisioneve, të cilat do të duhet të sjellin drejtësi selektive vetëm për personat të cilët kanë votuar në hapjen e ndryshimeve kushtetuese, që dolën nga Marrëveshja me Republikën e Greqisë. Prandaj ne do të propozojmë ligj për amnisti të të gjithë personave të involvuar në rastin e 27 prillit dhe nëse Qeveria është për amnisti të përgjithshme, e rrugës është ta pranojë”,- tha zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
 
FITIM KRYEZIU