Mbrëmje franceze në "Verën e Ohrit" me pianistët Hugo Lekler dhe Elen Kotino-Koen
Festivali "Vera e Ohrit" vazhdon me pjesën muzikore të programit, me Mbrëmje franceze dhe performansë të pianistëve të njohur Hugo Lekler dhe Elen Kotino-Koen sonte në atriumin e kishës katedrale "Shën Sofia"...........

Lekler është pianist i cili ka ndërtuar karrierë shumë të suksesshme, duke performuar në salla më prestigjioze të koncerteve me orkestra me renome (Filarmonia e Berlinit, Orkestra kombëtare e Radios së Pragës dhe etj.) dhe dirigjentë (Zhan-Pjer Vale, Mihail Shçerbakov, Vlladimir Valek dhe etj.). Ka diplomuar në piano, teori muzikore dhe muzikë kamertale me dekoratat më të larta.
Performon si solist dhe muzikant kamertal, ndërsa repertorin e tij e përbëjnë vepra nga pothuajse të gjitha epokat. Është mbështetës i madh edhe i muzikës bashkëohore, sepse shumë shpesh bashkëpunon me kompozitorët gjatë krijimit të veprave të reja. Njëkohësisht, si respektues i Mocartit, Betovenit dhe Hajdnit, ai ka filluar ta hulumtojë tingullin e instrumenteve klasike.
Posedon instrument "Stein" i cili në mënyrë ideale u përgjigjet veprave që janë shkruar në shekullin e vonshëm të XVIII. Lekler, pothuajse, 20 vite punon si drejtor artistik i Festivalit internacional "Nansifonis". (Nancyphonies).
E rritur në një familje të xhaz-muzikantëve, Elen Kotino-Koen që nga mosha e hershme fillon të interesohet për muzikën.
Studion piano në Konservatoriumin në Paris, nëdrsa më vonë edhe në Konservatoriumin mbretëror në Bruksel. Ka performuar në një numër të madh të festivaleve të rëndësishme (festivalin "Çelsi" në Nju-Jork, festivalin "Nansifonis", Përveç si pianiste, Koen është e njohur edhe si kompozitore. Njëherit, në vitin 2013 ajo për herë të parë e performon veprën e saj "Irbis" në festivalin "Nansifonis".
Në programin e Mbrëmjes franceze të "Verës së Ohrit" janë kompozime të Debisit, Pullankut dhe Stravinskit.
