Botë

Basha: Zgjedhje të parakohshme bashkë me lokalet

24.10.2018 18:46

8 muaj nga zgjedhjet lokale, kreu i PD-së, Lulzim Basha, i rikthehet idesë së zgjedhjeve të parakohshme...

Lideri i opozitës thotë se këto zgjedhje mund të mbahen në të njëjtën ditë me ato lokale. Kryetari demokrat akuzoi qeverinë për diskriminim e bashkive, që drejtohen nga e djathta dhe tha se zgjedhjet do t’i jepnin fund pushtetit të Ramës.
 
“Një test i madh po afron: vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore, të cilat mund të jenë fare mirë në të njëjtën kohë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme. Do të jenë një shans i jashtëzakonshëm që ju të ushtroni të drejtën që keni për të vendosur se çfarë qeverisje doni. Unë jam këtu për t’u komunikuar bindjen time se gjithë problemet mund të zgjidhen nëse ushtroni me mençuri të drejtën e zgjedhjes së drejtuesve të duhur si në nivel lokal edhe qendror”,- deklaroi kryetari i PD-së, Lulzim Basha.