Botë
Romë, shemben shkallët elektronike, 20 të lënduar
24.10.2018 19:04
Të paktën 20 persona, pesë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë mbrëmjen e së martës në Itali, si pasojë e një incidenti që ka ndodhur në stacionin e metrosë “Reppublica” në Romë....

Një shkallë lëvizëse është prishur për shkak të peshës së madhe. Në të kishin hipur një numër i madh tifozësh të CSKA së Moskës te cilët po shkonin drejt stadiumit Olimpiko për të ndjekur ndeshjen e Uefa Champions League ndaj Romës.
Të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e menjëhershme. Njëri nga tifozët rus, pasi u dërgua në spital, iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, por fatkeqësisht mjekët nuk arritën t’ia shpëtojnë njërën këmbë.
