Botë
Uragani godet Meksikën, “Villa” zbutet në stuhi të kategorisë 3
24.10.2018 19:23
Uragani “Villa”, që u përshkrua si “kërcënuese për jetën” dhe “potencialisht katastrofik”, u përplas mbi Meksikën perëndimore.

Aktualisht stuhia është zbutur në kategorinë 3, me erëra që arrijnë deri në 195 kilometra në orë. Qendra Kombëtare e Uraganeve tha se stuhia pritet të dobësohet, por paralajmëroi se ajo mund të shkaktojë përmbytje të rrezikshme dhe rrëshqitje të dheut.
Alarmi për stuhi është në fuqi në zonat bregdetare nga San Blasi deri në qytetin turistik Mazatlan. Gjithsesi, meksikanët nuk e kanë marrë me frikë këtë uragan, pasi edhe në 2015 u dha një alarm i tillë dhe uragani kaloi pa dëme.
