TURQI-SHBA

Shtëpia e Bardhë: Presidenti Obama me padurim pret të punojë me presidentin e ri turk, Erdogan

11.08.2014 11:44

Në mënyrën e njëjtë Obama dëshiron të bashkëpunojë edhe me kryeministrin, i cili do ta marrë vendin e Erdoganit, shtoi zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e Shtëpisë së Bardhë......

Presidenti amerikan Barak Obama me padurim pret të bashkëpunojë me presidentin e sapozgjedhur turk Rexhep Taip Erdogan, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Ketlin Hejden, në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve për rezultatet nga zgjedhjet presidenciale në Turqi, kumtoi kanali televiziv turk NTV.

Në mënyrën e njëjtë Obama dëshiron të bashkëpunojë edhe me kryeministrin, i cili do ta marrë vendin e Erdoganit, shtoi zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e Shtëpisë së Bardhë.

Ajo deklaroi se pret në ditët në vijim Obama në telefon t'i paraqitet Erdoganit dhe t'ia urojë fitoren.