Ekonomi

Qyra: Shfuqizimi i planeve urbanistike godit jo vetëm sektorin e ndërtimtarisë por ekonominë në përgjithësi

26.10.2018 19:28

Ndërtimtaria edhe pse gjatë periudhës së kaluar kioshte një periudhë pozitive, me çka ishte edhe motor i rrijtes ekonomike, në gjysëm-vjetorin e parë të këtij viti ka pësuar rënie....

Nënkryetari i OEMVP-së Mendi Qyra në emisionin Biznes Plus theksoi se shkak kryesor i kësaj është shfuqizimi i planeve të detajuara urbanistike të cilat kompanive u kanë sjellur shumë dëme. 
 
“Ndërtimtaria po pëson disa goditje të cilat nuk japin rezultatin e duhur. Këto goditje janë duke u nisur nga planet urbanisitike të cilat janë anuluar nga gjyqi kushtetues, i cili i ka anuluar gati të gjithë planet urbanistike në komunën e Karposhit, dhe ku e dimë që komuna e Karposhit kishte një rritje të madhe në fushën e ndërtimtarisë. Por, nuk flasim për një apo dy plane urbanistike, por flasim për më shumë që paraqesin një kosto shumë të madhe të investimit në këtë komunë”, the mes tjerash afaristi Mendi Qyra në emisionin Biznes Plus.