Ekonomi
Qyra: Me shfuqizimin e planeve urbanistike, sektori i ndërtimtarisë ka humbur rreth 1 miljard euro
26.10.2018 19:32
Nëse gjithçka do të shkonte sipas asaj që ishte planifikuar dhe nëse nuk do të kishte probleme me planet urbanistike...

Nëse gjithçka do të shkonte sipas asaj që ishte planifikuar dhe nëse nuk do të kishte probleme me planet urbanistike, sektori i ndërtimtarisë do të kishte realizim prej mbi 1 miljard euro, theksoi afaristi Mendi Qyra në emisionin Biznes Plus në TVM2. Ai tha se qëllimi investitorëve sipas tij nuk është kthimi i mjeteve, por relizimi i investimeve të tyre, me çka do të ndikonte edhe në zhvillimin ekonomik.
“Është bërë një analizë se nëse këto planet urbanistike rifillonin të ndërtoheshin dhe finalizoheshin, gjithë këto xhiro, në rastin final në 1 miljard euro. Parcialisht, sigurisht se mund të jenë më shumë, por pak a shumë aty.”, tha mes tjerash afaristi Mendi Qyra në Biznes Plus.
