Ekonomi

Nuhi Aliu: Protestat në Aerodrom, revanshizëm politik

26.10.2018 19:30

Afaristi Nuhi Aliu, theksoi se problemin me planet urbanistike e kanë gati se të gjitha kompanitë ndërtimore....

Sa i përket rastit të afaristit Fatmir Etemi, ai e vlerëson si shkelje ligjore vendimin e komunës së Aerodromit. Sipas tij protestat e qytetarëve kundër ndërtimeve në komunën e Aerodromit i sheh si revanshizëm politik. Gjatë kohës kur ishte VMRO-DPMNE në pushtet, qytetarët të cilët i takonin LSDM-së protestonin kundër ndërtimeve që i aprovonte VMRO-DPMNE, tani të njejtën po e bëjnë simpatizantët e VMRO-DPMNE-së, thekson afaristi Nuhi Aliu. 
 
“Paramendoni komuna ka dhënë leje për ndërtim për kompaninë e Fatmir Etemit, dhe të njejtçën leje të ndërtimit me vendim tpë veçantë e terheq me mundësi që t avazhdon shkeljen edhe më tej. Kjo është një shkelje e madhe ligjore. Ligji nuk e parasheh një gjë të tillë që nëse kryetari i komunës sjell vendim dhe jep leje ndërtimi një kompanie, dhe në të njejtin moment për shkak të një revolte ta terheq vendimin, kjo është pa presedant.Sa i përket rastit tim në komunën e Karposhit, ne edhe pse kemi paguar të gjitha shërbimet komunale, pra e kemi kaluar fazen finale të projektit nuk na është dhënë leja për ndërtim”, tha mes tjerash afartisti Nuhi Aliu në emisionin Biznes Plus që transmetohet në TVM2