BE-ja me 400 milionë euro për subvencione për agrarin e goditur nga sanksionet ruse
Sipas tij, kjo "pilulë e hidhur" mund të zbutet falë Fondit evropian për solidaritet. Ai sqaroi se në BE ekziston fond special në rast se prodhimet bujqësore të mos mund të shiten për shkaqe politike.....

Komisari evropian për tregti Karel de Guht pranoi dje se sanksionet që i vendos Rusia për import të prodhimeve bujqësore nga BE-ja, do të shkaktojnë vështirësi në agrarin në shtetet e Unionit.
Sipas tij, kjo "pilulë e hidhur" mund të zbutet falë Fondit evropian për solidaritet. Ai sqaroi se në BE ekziston fond special në rast se prodhimet bujqësore të mos mund të shiten për shkaqe politike.
"Bëhet fjalë për 400 milionë euro", deklaroi De Guht Ai shtoi se për Rusinë do të jetë vështirë t'i mbajë sanksionet.
"Vëllimi i importit rus tregon se Rusia edhe pas 20 viteve nga ndarja e Bashkimit Sovjetik nuk mund t'i kënaq nevojat e saj", - tha De Guht.
