Maqedoni
Musliu: Nisma për falje është pozitive; Analistët: Shumica për ndryshimet kushtetuese do të rritet
26.10.2018 19:54
Pa marrë parasysh nëse nisma për pajtim do të rezultojë me falje apo amnisti, shihet si diçka pozitive nga ana e analistit politik, Alber Musliu....

Por, Musliu thotë se nuk mund të gjithë pjesëmarrësit në dhunën e 27 prillit në Kuvend të kenë trajtim të njëjtë, prandaj edhe nuk pret.
“A do të reflektohet ndonjë iniciativë e parlamentit për falje të përgjithshme apo grupore, duhet ta shohim. Pikërisht për atë ne nuk kemi pasur kategorizim të fajit. Nuk mundet të gjithë ata të 27 prillit të vendosen me një kosh edhe gjithë përgjithësisë të jenë të njëjta, aty ka pasur edhe konspiracion, ka pasur njerëz që kanë bërë konspirim për ta shkatërruar sistemin kushtetues juridik, ka pasur njerëz që kanë pasur emocione, ka pasur njerëz ekzekutorë të urdhrave, kërkesave të konspiratorëve . Prandaj duhet të ndahen kategoritë dhe të shohim si shoqëri se çka mund të falim e të tejkalojmë. Por, nuk mund të paragjykojmë se do të ketë falje të përgjithshme dhe unë nuk besoj se ajo do të ndodhë”,- tha analisti, Alber Musliu.
Musliu beson se ndryshimeve kushtetuese do t’i paraprijë në debat konstruktiv dhe numri i deputetëve që do të votojnë “për” do të jetë më shumë se 80 deputetë.
“Jam i bindur se numri i deputetëve të cilët janë të bindur se zgjidhje më të mirë se realizimi edhe implementimi i Marrëveshjes së Prespës, opsion më të mirë nuk ka dhe jam shumë i bindur se nëse zhvillohet ndonjë debat konstruktiv dhe nëse është edhe debati inkluziv, jam i bindur se në përfundimin e procesit numri i deputetëve të cilët do të votojnë për mbylljen e procesit të ndryshimit kushtetues do të jetë më i madh nga ai që ishte fillimisht”,- theksoi analisti, Alber Musliu.
Edhe analisti, Aleksandër Kërzhallovski, beson se shumica e siguruar vetëm do të rritet, sidomos pasi VMRO-DPMNE vendosi t’i përjashtojë nga partia deputetët që votuan “pro” ndryshimeve kushtetuese.
“Mendoj se ishte kyçe të arrihen 80 deputetë dhe më lehtë do të jetë të mbahen dhe rriten, në vend që të presim se nuk do ketë suksese procesi deri në fund edhe pse vet deputetët e opozitës parashtruan disa kushte të cilat janë pengesa të reja me Greqinë, sepse pyetja është se a janë marrë vesh për amendamentet me Greqinë apo janë dhënë vetëm parimet. Në çdo rast interesi i këtyre deputetëve do të jetë sa më parë të përforcohet identiteti maqedonas, të merren garanci plotësuese se Greqia do t’i respektojë obligimet e veta dhe të mos ketë reperkusione”,- u shpreh analisti, Aleksandër Kërzhallovski.
Por, sa i përket dinamikës së miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ai thotë se kjo varet nga amendamentet e parashtruara nga partitë më të vogla shqiptare, ndërsa sipas Kërzhallovskit, mund të pritet që edhe VMRO të parashtrojë amendamente.
REJHANE BUSHI METAJ
