Maqedoni
Spasovski: ATO nis me punë më një nëntor
26.10.2018 20:18
Agjencia Teknike Operative, si organ i pavarur për ndjekjen e telekomunikimeve, do të fillojë me punë nga 1 nëntori, bën të ditur ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski....

Ai njëherit theksoi se Qeveria ka marrë vendim për formimin e Komisionit për analizimin e gjendjes së pajisjeve teknike dhe operative të cilat duhet të transportohen nga Ministria e Punëve të Brendshme, gjegjësisht nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, në Agjencinë e re.
Komisionit do të përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ATO-së, Gjykatës Supreme, Prokurorisë Publike, Drejtorisë për sigurinë e informative të klasifikuara si dhe nga Komisionit për mbikëqyrjen e masës së veçantë hetuese për ndjekjen e telekomunikimeve. Detyrë e Komisionit do të jetë edhe vëzhgimi i punës së ATO-së dhe raportimi për punën e kryer.
Ministri, Oliver Spasovski, shkurt njoftoi se është në procedurë e sipër edhe zbatimi i reformave të tjera që kanë të bëjnë me shërbimet e sigurisë dhe kundërzbulimit, theksoi Spasovski.
