MINISTRIA E MBROJTJES

Ministri Jolevski për vizitë në Akademinë Ushtarake në Shkup

11.08.2014 12:38

Ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski sot do ta vizitojë Akademinë Ushtarake "Gjeneral Miahaillo Apostollski" në kazermën e Shkupit "Goce Dellçev".......

Gjatë vititës Jolevski do të informohet për konkursin e sapombaruar për pranimin e studentëve dhe kadetëve në ciklin e parë të studimeve. Siç është paralajmëruar, do të shqyrtohet edhe mundësia për vendosjen e risive në mënyrën e studimit, si dhe për këmbimin e studentëve me universitetet nga vendet e jashtme.

Ministri Jolevski do ta vizitojë edhe Qendrën Rajonale për Marrëdhënie me Opinionin - 26 NATO qendër partneriteti për trajnim dhe edukim, e vetmja e këtij lloji në Republikën e Maqedonisë, por edhe NATO-rrjetin të qendrave për trajnim.