Maqedoni

Mançevski: Në administratë vazhdimisht ka konkurse të hapura

26.10.2018 20:21

Në Administratën Publike ka rregullisht konkurse të hapura për punësim, por se askush nuk paraqitet në to...

Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançevski, theksoi se është shqetësuese ikja e punonjësve të administratës jashtë vendit, por se kjo duhet të na inkurajojë për të punuar të gjithë në këtë drejtim.
 
“Nuk mund t’i shohim punët vetëm nga njëra anë. Punësime në sektorin publik ka dhe do të ketë edhe në vazhdimësi, sepse institucionet tona kanë shumë nevojë për kudër të ri. Nuk ka vetëm punësime të reja nga administrata, por ka edhe shumë largime të personelit të kualifikuar, gjë që na shqetëson, mbase e kemi edhe të vështirë për t’i zëvendësuar të njëjtit nëpër institucione të ndryshme”,- deklaroi ministri i shoqërisë informatike, Damjan Mançevski.
 
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme për E-tregti, ministri Mançevski tha se raporti vjetor, i cili do të duhet të publikohet deri në muajin mars, do të tregojë më mirë situatën me numrin e të punësuarve në administratën publike.
 
ZEKIRIJA MEXHITI