Maqedoni
Prokuroria për Krim të Organizuar, hetime për ndërtimin e Urës “Syri”
26.10.2018 20:23
Prokurori i Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit..

Prokurori i Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ka sjellë vendim për zbatimin e procedurës hetimore ndaj tre personave për të cilët ka dyshime se kanë kryer vepër penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Të dyshuarit gjatë periudhës 2009-2012 gjatë zbatimit të procedurës për furnizime publike, duke mos kryer detyrën e tyre zyrtare kanë mundësuar që realizuesi i projektit për ndërtimin e Urës së Syrit të përfitojë në mënyrë të paligjshme 26.653.420, 00 denarë.
