Botë

Athinë, pako e dyshimtë në MPJ-në greke

26.10.2018 20:26

Policia greke evakuoi Ministrinë e Punëve të Jashtme në Athinë pas arritjes me postë të një pakete të dyshimtë....

Policia tha se forcat e specializuara për bomba ndodhen në vendin e ngjarjes. "Është gjetur një paketë e dyshimtë. Ajo mbërriti me postë", ka thënë një zyrtar i policisë. Ministria e Punëve të Jashtme është në qendër të Athinës, në një kompleks përballë Parlamentit grek.
 
Sulmet ndaj bizneseve, ndërtesave shtetërore, policisë dhe politikanëve janë të shpeshta në Greqi - vend që ka një histori të gjatë të dhunës politike. Ministri i jashtëm grek, Nicos Kotzias, dha dorëheqje javën e shkuar dhe kryeministri, Alexis Tsipars, mori përsipër postin.